Nis seanca e sotme e Kuvendit, betohen dy deputetë të rinj

16:10 | 13 Shkurt 2026
nis-seanca-e-sotme-e-kuvendit,-betohen-dy-deputete-te-rinj

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, në fillim të seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, ka njoftuar edhe për dy deputetët e rinj që duhet t’i nënshtrohen procesit të betimit.

Haxhiu ka thënë se bëhet fjalë për deputeten Afërdita Hajrizi dhe për deputetin Uran Ismaili.

Ajo ka ftuar të njëjtit që të thonë në fund “betohem”, pasi ajo si kryetare ta ketë lexuar tekstin e betimit të deputetit.

Komento: