Nis seanca në Kuvendin e Kosovës, udhëhiqet nga Osmani

10:45 | 04 Qershor 2020

Ka nisur seanca në Kuvendin e Kosovës, e cila ishte paraparë për në orën 10:00.

Këtë seancë është duke e udhëhequr kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Në këtë seancë do të diskutohen 5 pika të rendit të ditës: Deklarimet jashtë rendit të ditës, miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, propozimi për formimin e komisionit hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2020 dhe propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Komento: