Nis takimi Haradinaj – Merkel, ja sa pritet të zgjasë ai

11:17 | 06 June 2019

Ka nisur takimi i Ramush Haradinajt me kancelaren Angela Merkel.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas takimit të parë që pati në Berlin me deputetët gjermanë, filloi takimin edhe me kancelaren gjermane, Angel Merkel.

Sipas agjendës, takimi është paraparë të zgjasë deri në orën 12:00. Pas takimit me deputetët kryeministri kosovar tha se me deputetët gjermanë ka biseduar për zhvillimet e gjithmbarshme në vend
dhe rajon, për bashkëpunimin e ngushtë Kosovë-Gjermani dhe procesin e dialogut me Serbinë.

Në këtë takim u bisedua edhe për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, raporton rtv21.

Përveç kancelares Merkel, Haradinaj pritet të takojë edhe kryetarin e Bundestagut, Wolfgang Schauble, deputetë të të gjitha grupeve parlamentare dhe pritet të marrë pjesë në konferencën “Takimet ndërkombëtare” si në lutjet e mëngjesit në Berlin./21Media

Komento: