Ka nisur takimi i Ekipit Negociator të Kosovës me Federica Mogherinin.
Ekipi negociator për dialogun me Serbinë ka filluar takimin me përfaqësuesen e BE-së, Federica Mogherini.
Delegacioni përbëhet nga 11 burra, e drejtohet nga zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Takimi është paraparë të jetë vetëm takim njohës.
Presidenti Thaçi, javë më parë në një konferencë për media, tha se ai do të këshillojë grupin negociator sa herë që ata kanë nevojë, ndërsa për takimin e sotëm të delegacionit, kishte thënë se përderisa ata do të jenë duke dialoguar, ai do të ishte në Brezovicë.
Pala serbe, disa herë ka deklaruar se nuk do të marrin pjesë në takimet e tjera për shkak të taksës 100%.
Ky ekip do të ketë në dispozicion 300 mijë euro, të cilat i janë ndarë me vendim të Qeverisë, ditë më parë.