Nis takimi i emisarit amerikan Escobar me liderët opozitarë kosovarë

20:33 | 13 Mars 2024
nis-takimi-i-emisarit-amerikan-escobar-me-lideret-opozitare-kosovare

Liderët e partive kryesore të partive politike opozitare, PDK, LDK dhe AAK, janë thirrur në një takim nga emisari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Takimi ka nisur në orën 19:00 në Rezidencën e Ambasadorit të ShBA-së, Jeffrey Hovenier, në lagjen Arbëria.

Më herët gjatë ditës, lideri i Aleancës ka theksuar se angazhimi i ShBA-së është kyç për finalizimin e procesit të dialogut, raporton eo.

“E mirëpresim angazhimin e ShBA-së për finalizimin e procesit të dialogut me Serbinë, i cili duhet të përmbyllet me njohje reciproke. Angazhimi i emisarit Escobar është kyç dhe e falënderojmë për gatishmërinë e tij për ta ndihmuar Kosovën në synimet e saj”, ka deklaruar zëdhënësi i AAK-së.

Komento: