Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në zyrën e tij Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, si dhe Përfaqësuesin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Ky takim vjen pas atij që kreu i ekzekutivit pati dje me Gabriel Escobar, ku u diskutua për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, procesin e dialogut dhe për rrugën përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Dy emisarët, ai i BE-së dhe SHBA-së nesër do të udhëtojnë edhe drejt Beogradit për t’u takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Escobar është takuar të hënën me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani ku në fokus të takimit ishin zhvillimet e fundit në veri.