Nis takimi i Kurtit me partitë politike

16:26 | 28 Qershor 2025
Nis takimi i Kurtit me partitë politike

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim liderët e partive politike opozitare për të diskutuar rreth situatës politike në vend, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për tejkalimin e ngërçit politik pas zgjedhjeve të fundit.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese ka vendosur që deputetët e rinj janë të detyruar të përfundojnë seancën konstituive të Kuvendit brenda 30 ditëve, përfshirë zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Komento: