Nis takimi i liderëve shtetëror, mungon Shpend Ahmeti

10:21 | 03 May 2019

Ka nisur takimi i liderëve shtetëror i thirrur nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryesuesi i Ekipit Negociator Fatmir Limaj i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli për një takim pas samitit të Berlinit.

Veseli ka ftuar drejtuesit e institucioneve të Kosovës për të biseduar për disa cëshjte e në mesin e tyre edhe për dialogun me Serbinë.

Në këtë takim po mungon Shpend Ahmeti që bashkë me Limajn udhëheqin Ekipin Shtetëror për dialog me Serbinë.

Përveç Thaçit, Haradinajt dhe Limajt në takim po amrrin pjesë edhe dy zëvendëskryeministrat Enver Hoxhaj dhe Behgjet Pacolli.

Komento: