Nis takimi i Mustafës me deputetët e LDK-së, diskutohet për rrëzimin e Qeverisë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Nis takimi i Mustafës me deputetët e LDK-së, diskutohet për rrëzimin e Qeverisë

13:54 | 27 Maj 2019

Ka nisur takimi i kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa me grupin parlamentar të kësaj partie.

Takimi po mbahet me dyer të mbyllura.

Në këtë takim pritet të diskutohet rreth mocionit për rrëzimin e Qeverisë ‘Haradinaj’.

Kjo iniciativë ka ardhur nga LDK bashkë me Vetëvendosjen, ndërsa një takim mes Mustafës dhe kreut të PSD-së është paralajmëruar për këtë javë. /ORAinfo/

Komento: