Nis takimi koordinues për dialogun, ja kush po mungon

11:27 | 14 Janar 2019

Ka filluar takimi koordinues për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ky takim është thirrur nga kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Para pak çastesh ka filluar takimi koordinues për dialogun me Serbinë i thirrur nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Në këtë takim janë ftuar presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, ekipi negociator si dhe përfaqësuesit e dy rupeve parlamentare të opozitës nga LDK dhe Vetëvendosje.

Në këtë takim kanë arritur bashkëkryesuesit e Delegacionit Shtetëror për Bisedimet me Serbinë, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti.

Po ashtu edhe kryeministri Ramush Haradinaj i është përgjigjur ftesës së kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe ka arritur në Kuvend.
Në anën tjetër presidenti i vendit Hashim Thaçi nuk po merr pjesë në këtë takim mirëpo, ai ka dërguar përfaqësuesit e tij.

Ndryshe, dy partitë opozitare, LDK dhe Vetëvendosje të cilat ishin ftuar nga Veseli kanë refuzuar të marrin pjesë në këtë takim.

Komento: