Nis takimi Kurti-Abdixhiku, priten propozime konkrete për President

18:22 | 26 Gusht 2026
kurti-e-abdixhiku-takohen-neser-ne-kuvend-prej-ores-18:00

Ka nisur takimi në mes të kreut të LVV’së, Albin Kurti dhe kryetarit të LDK’së, Lumir Abdixhiku.

Këtë e kanë konfirmuar burime të T7 brenda Qeverisë së Kosovës.

Në këtë takim pritet të diskutohet për emra konkret për presidentin.

Këtë e ka konfirmuar deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi i ftuar në FRONTAL të T7. Ai ka thënë se palët ishin marrë vesh që të diskutonin për emra konkret në takimin e radhës, kurdo që do të vendosej të mbahej.

Komento: