Nis takimi Kurti – Rama, kjo është agjenda

09:41 | 27 September 2021

Në Qeverinë e Kosovës, ka nisur takimi ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama.

Pas takimit, dy kryeministrat do t’u drejtohen mediave në një konferencë, në oborrin e Qeverisë së Kosovës.

Rama është pritur në Prishtinë me ceremoni shtetërore, nga Kryeministri Kurti dhe kabineti qeveritar.

Rama gjatë ditës do të takohet me krerët e partive politke në vend.

Agjenda e plotë e Ramës në Kosovë:

10:45 – Takim me Memli Krasniqi, kryetar i PDK –së. (Selia e PDK-së);

11:20 – Takim me Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK –së. (Selia e LDK-së);

12:00 – Takim me Behgjet Pacolli, kryetar i AKR –së. (Hotel “Sëiss Diamond”, Prishtinë);

12:20 – Takim me Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate. (Hoteli “Sëiss Diamond”, Prishtinë);

12:45 – Takim me Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së. (Selia e AAK-së);

13:30 – Drekë zyrtare me pjesëmarrjen e dy delegacioneve dhe prof. Rexhep Qosja (Vendi: Amazona Resort, Milloshevë) Përpara drekës do të mbahet një ceremoni e shkurtër për dekorimin e Rexhep Qoses, ku kryeministri Rama i dorëzon medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes”, me rastin e 85-vjetorit të lindjes së tij;

15:40 – Bisedë me një grup studentësh të marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës (Salla 014 në Fakultetin Filozofik, Universiteti i Prishtinës).

Komento: