Nis takimi Kurti – Vuçiq në Bruksel

16:42 | 19 Korrik 2021

Nis takimi i dytë në Bruksel Kurti-Vuçiq
Ka nisur në Bruksel takimi i dytë i nivelit të lartë në mes të kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Këtij takimi i kanë parapri takimet ndaras të Kurtit dhe Vuçiqit me ndërmjetësuesit e BE-së Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se tema kryesore në këtë takim do të jenë të zhdukurit.

Ndërsa pala serbe ka thënë se do të insistoj për formimin e asociacionit.

Takimi i parë i zhvilluar më 15 qershor nuk pati prodhuar asgjë.

Kreu i ekzekutivit kosovarë kishte propozuar disa pika të cilat ishin refuzuar nga pala serbe.

Javën e kaluar në Bruksel poashtu është zhvilluar një takim i nivelit të lartë në mes të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në nivel kryenegociatorësh.

Komento: