Nis takimi me Kosnett-in, Mustafa e ka ftuar Veliun, Hazirin e Osmanin

11:41 | 05 August 2019

Ka nisur takimi mes Philip Kosnett dhe Isa Mustafës.

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, ka mbërritur në zyrat qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë, nga ku do të takohet me kreun e kësaj partie, Isa Mustafa. Në takim janë, gjithashtu, edhe Lutfi Haziri, Agim Veliu, Vjosa Osmani e Vlora Dumoshi.

Ka filluar takimi që po mbahet me dyer të mbyllura për media në selinë qendrore në Prishtinë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku Isa Mustafa së bashku me një pjesë të partisë, po pret në takim ambasadorin amerikan, pak ditë pas zgjedhjeve të brendshme.

Ky takim është i pari pas rizgjedhjes së Isa Mustafës në krye të LDK-së. Mustafa u rizgjodh në postin e të parit të LDK-së të shtunën, ndërkaq zgjedhja e tij është bërë me aklamacion.

Në takim i pari i LDK-së ka marrë edhe Agim Veliun e Lutfi Hazirin, Vjosa Osmanin e Vlora Dumoshin.

Mustafa dhe Kosnett janë takuar edhe gjatë muajit maj të këtij viti. Përveç Mustafës, të pranishëm në takim ishin edhe nënkryetarët Agim Veliu dhe Lutfi Haziri dhe anëtari i Kryesisë, Kujtim Shala.

Komento: