Nis takimi mes Thaçit dhe Richard Grenell, temë e diskutimit do të jetë dialogu me Serbinë

13:24 | 09 October 2019

Hashim Thaçi, do të ketë një takim të rëndësishëm sot.

Para pak minutash ka filluar takimi në mes të presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit, dhe Përfaqësuesit Special Presidencial të SHBA’së për dialogun, Richard Grenell, shkruan Gazeta Express.

Grenell ka mbërritur sot në Kosovë, ndërkohë arsyeja kryesore e kësaj vizite është dialogu për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në takimin me Thaçi-Grenell po merr pjesë edhe ambasadori amerikan në Prishtinë. Philip Kosnett.

Për këtë takim mbrëmë vonë kishte njoftuar edhe zyra e Presdientit të Kosovës.

Komento: