Nis takimi Scholz – Kurit

11:21 | 10 Qershor 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur me ceremoni shtetërore, Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vendin sot.

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë u shtrua tepihu i kuq ku është rreshtuar edhe Garda e FSK-së për ta pritur me nderimet më të larta shtetërore kancelarin gjerman.

Scholz do të zhvillojë takim me shefin e qeverisë kosovare në ora 10:45 kurse pas takimit është paralajmëruar edhe një konferencë e përbashkët.

Kancelari gjerman më pas do t’i vizitojë edhe trupat gjermane të KFOR-it.

Pas Prishtinës, Scholz udhëton drejt Beogradit.

Komento: