Nis takimi VV – LDK, sot bisedojnë për politikat sociale

15:42 | 07 November 2019

Edhe në ditën kur janë shpallë rezultatet finale të zgjdhjeve të 6 tetorit.

Vetëvendosje dhe LDK kanë vazhduar takimet e tyre punuese në përpjekje për harmonizim të programit qeverisës.

Grupi punues i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë arritur te zyret e VV-së ku do të mbahet takimi i gjashtë në mes të grupeve punuese për koordinim të programit qeverisës.

Sot ndërkaq u bë e ditur se do të diskutojnë për politikat sociale.

Dy grupet punuese sipas deklarimeve të tyre pothuajse janë në përfundim të punës së tyre dhe pastaj i mbetet kryetarit të VV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa të dakordohen rreth propozimeve të këtyre grupeve, si dhe t’i ndajnë përgjegjësitë qeverisëse.

Përndryshe, pas takimit të grupeve punuesve që është mbajtur të hënën, Glauk Konjufca paralajmëroi se brenda 10 ditëve do të përfundojnë negociatat për formimin e qeverisë së ardhshme.

Komento: