Vaksionimi i moshës së re
Më shumë se gjysma e popullsisë 303 milionëshe ka marrë të paktën një dozë të një vaksine
Ashtu siç ishte parashikuar, të rriturit duke filluar nga mosha 18 vjeç kanë filluar që të vaksinohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në fillim të muajit prill presidenti amerikan Joe Biden njoftoi lajmin që tre firma farmaceutike që kanë lejen për përdorim urgjent, do të furnizojnë vendin me doza të mjaftueshme për imunizimin e gjithë popullatës.
Në SHBA fushata e vaksinimit po përparon. Më shumë se gjysma e popullsisë është vaksinuar me të paktën një dozë. Po ashtu ritmet e vaksinimeve janë rritur në 3 milionë doza në ditë. Mosha 65 vjeç e lart, gati 80% e tyre, janë imunizuar totalisht.
Shkalla e vaksinimit jo gjithmonë përputhet me mënyrën sesi kanë votuar shtetet në nëntorin e kaluar. Por sondazhi nga Associated Press, NORC Qendra për Kërkime të Çështjeve Publike ka treguar tendencat që lidhin prirjet dhe qëndrimet politike në lidhje me vaksinat.
Një sondazh i kryer në fund të marsit zbuloi se 36 % e republikanëve bënë të ditur se nuk do të vaksinohen, krahasuar me 12 % të demokratëve. Në mënyrë të ngjashme, një e treta e amerikanëve në zonat rurale thanë se ishin të prirur për të marrë vaksinën, ndërsa më pak se një e katërta e njerëzve që jetonin në qytete dhe periferi kishin hezitim.
Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive të vendit, tha se qëllimi është që vaksinën t’a marrin të gjithë njerëzit përfshirë edhe ata të komuniteteve. Fauci gjithashtu ka bërë të ditur se do të pritet të merret edhe një vendim nga FDA në lidhje me përdorimin sërish të Johnson & Johnson, i cili ishte pezulluar për shkak se një grua ndërroi jetë.