Partia e Behxhet Pacollit me çdo kusht synon të jetë pjesë e Qeverisë edhe në mandantin e ardhshëm.
Kësisoj, AKR nuk do të këtë vija të kuqe për asnjë parti politike. Kjo duket po ndodh edhe për shkak të rënjës së madh të përkrahsve ndaj kësaj partie, përcjell ORAinfo.
Nënkryetar i Aleancës Kosova e Re, njëherësh ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, thotë se partia të cilit i takon është e gatshme për zgjedhje, kurdo që të mbahet ato.
Matoshi ka treguar se kjo parti nuk ka vija të kuqe me asnjë parti tjetër. Vijat e kuqe i vlerëson si “të dala mode”.
“Nuk mund të themi se kemi vija të kuqe, mundemi me pas përafrime ndoshta një harmoni më të mirë edhe programore edhe politike me subjekte të caktuara. Por mendoj që vijat e kuqe mendoj se janë çështje e dalë mode. Ne shohim shumë parti politike në Kosovë që i proklamojnë vijat e kuqe edhe në vazhdimësi kooperojnë bashkëpunojnë angazhohen subjekti për subjektin politik, bëjnë takime jashtë publikut, ndërsa për konsumin e jashtëm publik bëjnë vija të kuqe sa herë që kanë deklarime”, tha ai për EO.
Kujtojmë qe partia e Behgjet Pacoillit kishte arritur pazarë të madh në Qeverinë ‘Haradinaj’. Me një deputet kjo pari ka udhëhequ me katër ministri. /ORAinfo/