Nis vazhdimi i tretë i raportimit të anëtarëve të KPM-së

10:33 | 23 Shkurt 2024
nis-vazhdimi-i-trete-i-raportimit-te-anetareve-te-kpm-se

Anëtarët e Bordit të Komisionit të Pavarur të Mediave sapo kanë vazhduar për herë të tretë raportimin para deputetëve lidhur me pezullimin e vendimit për t’ua lejuar transmetimin kanaleve të “Arenës”.

Të pranishëm në këtë komision janë shumica e deputetë të pozitës dhe opozitës.

Sipas rendit të ditës, anëtarët e KPM-së do të vazhdojnë raportimin lidhur me vendimin 6 shkurtit ku ishte vendosur që t’i hiqet pezullimi kanaleve “Arena”, në të cilat ishin shfaqur mesazhe kërcënuese për Kosovës dhe që glorifikonin terroristët e vrarë në Banjskë.

Raportimi i parë ka ndodhur më 9 shkurt, derisa vazhdimi i raportimit ka ndodhur edhe më 16 shkurt, ku kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti, ka thënë se kanalet “Arena” janë kthyer në transmetim pasi kanë marrë garanci se përmbajtjet që ishin transmetuar para pezullimit nuk do të përsëriten.

Deputetët e Vetëvendosjes kanë kërkuar dorëheqjen e anëtarëve të KPM-së, kanë paralajmëruar komision hetimor parlamentar dhe kanë akuzuar anëtarët e KPM-së se janë shitur dhe kanë cenuar sigurinë nacionale me vendimin për kanalet e “Arenës”.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, bashkë me Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës, Flutura Kusarin, Lëvizjen FOL, Institutin e Kosovës për Drejtësi, Çohu, INPO, Qendrën për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA, Institutin e Prishtinës për Studime Politike– PIPS dhe Institutin Musine Kokalari, e kanë quajtur ndërhyrje politike në punën e Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), mbledhjen urgjente të Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal. /BetimipërDrejtësi

Komento: