Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Besianë Musmurati, ka njoftuar se kanë filluar të vendosin kamerat e sigurisë nëpër shkolla të kryeyqytetit.
Musmurati tregoi se vendosja e kamerave po bëhet pasi rastet e dhunës në shkolla duhet të minimizohen.
“Plani për siguri në shkolla ka fillu të jetësohet! Pas disa vitesh filluam të vendosim kamerat e sigurisë nëpër shkolla të Prishtinës.
Rastet e dhunës në shkolla duhet të minimizohen dhe po bëjmë hapa konkretë që rrisin sigurinë”, ka shkruar Musmurati në rrjetin social Facebook.