Fillon vendosja e pengesave në shtigjet e biçikletave në Prishtinë.
Në Prishtinë ka filluar vendosja e pengesave në shtigjet e biçikletave.
Këtë e ka bërë të ditur nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, përmes një postimi në Facebook.
“Filluam me vendosjen e pengesave në shtigjet e biçikletave për të vazhduar me shtrirjen e shtigjeve të reja e të sigurta në rrugë të tjera”, ka shkruar Sahatçiu.