Nisen drejt Kosovës çiklistët nga Serbia, policia përforcon Jarinjën

15:50 | 07 July 2023

Çiklistë nga Serbia nisen drejt Kosovës, policia përforcon Jarinjën.

Nga Serbia është nisur një numër i madh i motoristëve në drejtim të Kosovës, në atë që mediat në Serbi po e quajnë si “mision humanitar” për dy familje në Mitrovicë Veriore dhe për të rindërtuar kishën në kodrën mbi Zveçan.

E për këtë arsye është mobilizuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka dërguar trupa shtesë në pikën kufitare në Jarinjë.

Këtë për Klankosova.tv e ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, i cili tha se shtimi i numrit të policëve është bërë për shkaqe sigurie.

“Sipas informacioneve tona, disa motoçiklistë të Serbisë do të hyjnë në Kosovë. Për shpërndarjen e turmave i kemi dërguar policët”, ka thënë Elshani.

Komento: