Mbrojtësi i njohur tashmë ka ndarë rrugët me klubin e tij, duke u nisur kështu drejt Anglisë.
Mrojtësi i ekipit FC Istogu, Ragip Mazrekaj, nuk do të jetë më nën shërbimin e kaltërebardhëve.
Mazrekaj ka vendosur që punën dhe karrierën e tij t’i vazhdojë në Angli, kështu ka bërë të ditur FC Istogu.
“Klubi i jonë falënderon përzemërsisht, për kontributin e dhene me fanelen kalter e bardhë. Faleminderit Gipa Mazrekaj” thuhet në njoftimin e klubit.
Mazrekaj po ndahet nga FC Istogu pas katër vitësh që nga nënshkrimi i tij me ekipin.