Niset kontigjenti i 42-të kroat i KFOR-it për në Kosovë, u flet presidenti Milanoviq

17:38 | 21 November 2024
niset-kontigjenti-i-42-te-kroat-i-kfor-it-per-ne-kosove,-u-flet-presidenti-milanoviq

Duke përcjellur kontigjentin e 42’të kroat në kuadër të KFOR-it, Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq iu drejtua ushtarëve me një konstatim: se KFOR-i është në Kosovë “për të imponuar paqe mbi ata që mendojnë ndryshe”.

“Është parandalimi i konfliktit dhe ruajtja e situatës ekzistuese, imponimi i paqes ndaj atyre që mendojnë ndryshe, ju po shkoni në një mision të ruajtjes dhe imponimit të paqes”, tha ai.

“Por, pjo duke treguar forcë, por duke treguar potencialin e forcës, me besimin se aplikimi i asaj force nuk do të ndodhë kurrë”, tha Milanoviq.

Komento: