Niset për në Koshare trupi i pajetë i policit Izet Demaj

11:26 | 29 Dhjetor 2018

Është nisur për në Kosoare për tu vorrosur trupi i pajetë i policit Izet Demak i cili mbeti pa shenja jetë ditë më parë në Istog.

Lamtumira e fundit do t’i jepet në varrezat e dëshmorëve.

Në Istog, përveç policit, pa shenja jete ka mbetur edhe grabitësi i bankës Kamer Metaj, i cili qëlloi ndaj policit Izet Demaj.

Kujtojmë, se agjenda e ceremonisë mortore është si më poshtë:

Ora 11:00 – nisja e kortezhit nga fshati Vrellë e Istogut për në varrezat e dëshmorëve në Koshare,

Ora 13:30 – arritja e arkivolit në Koshare,

Ora 13:30 -14:00 – homazhe,

Ora 14:00 -14:30 – fjalimet,

Ora 14:30 – ceremonia e varrimit.

Komento: