Niset për trajtim jashtë vendit 30-vjeçarja që e zuri lisi dje në Prishtinë

20:14 | 07 Qershor 2022

Dje mbi vendin tonë ka mbizotëruar një mot i keq.

Erërat e forta e shiu i furishëm i një dite më parë po zëvendësohen me rrezet e diellit këtë të martë në lagjen Pejton.

Këtu nuk po dëgjohen as thirrjet për ndihmë e intervenime, siç ndodhi një ditë më parë.

Nuk mbeti asgjë as nga druri, që ishte fatal për një 30 vjeçar. Nën degët e tij mbeti edhe një 30 vjeçare tjetër.
Ajo u lëndua rënd në boshtin kurrizor, andaj të hënën mbrëma u nis për trajtim jashtë vendit.

Re të zeza ranë edhe mbi komunën e Rahovecit e rrufeja goditi edhe një 34 vjeçar, që e la të vdekur në vend.

Por e hëna tragjike nuk mbaroi me kaq. Erërat e forta të një dite më parë që mbizotëruan në pjesën më të madhe të vendit, shkëputen panelet solare të cilat goditën një punëtor në Prizren.

I njëjti në gjendje të rëndë është dërguar në QKUK.

Moti i ligë, ishte edhe kur ndodhi aksidenti tragjik në Qyshk të Pejës. Atje një 23 vjeçar vdiq në vend.

Komento: