
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ka nisur aksione për shkyçje ndaj konsumatorëve me borxhe.
Sipas njoftimit, të gjithë konsumatorët me borxhe mbi 500 euro obligohen të bëjnë pagesat në afatin sa më të shkurtër të mundshëm.
“Në kuadër të këtyre aksioneve po asiston edhe Policia e Kosovës. Aksionet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, thuhet në njoftim.