Nisin bisedimet, ky është trajneri i ri i Bayern Munchen

11:00 | 08 Maj 2019

Bayern Munchen, ka mbajtur takime sekrete me ish trajnerin e Spanjës dhe Real Madridin, Julen Lopetegui, raporton El Mundo Deportivo.

Lopetegui ka dalë nga puna qëkurse u shkarkua nga madrilenët në fund të tetorit, pas një humbje 5-1 ndaj El Clasico kundër Barcelonës – duke e lënë klubin të lëngonte në vendin e nëntë në La Liga pas dhjetë ndeshjeve, përcjell ORAinfo.

Mediat thonë se drejtori sportiv i Bayern, Hasan Salihamidzic ka fluturuar në Madrid për të folur me Lopetegui me qëllim që ai të zëvendësojë Niko Kovac në rolin këtë verë./ORAinfo/

Komento: