Nisin bisedimet, Milanit po ia marrin super-lojtarin

19:14 | 10 Gusht 2019

AC Milan po mendon të shesë lojtarë.

Kuqezinjtë po punojnë në disa largime , përfshirë atë të Diego Laxalt. Në fakt, Parma ka hyrë në bisedime për lojtarin, përcjell ORAinfo.

Takimi mes palëve u zhvillua dje dhe përveç Laxalt, u diskutua edhe Strinic. Sidoqoftë, siç raportohet nga Calciomercato.com, uruguaiani mbetet përparësia.

Kuqezinjtë nuk kanë qëllim të regjistrojnë një humbje kapitale në shitje dhe kështu është kërkuar një tarifë prej 13 milion €, që është vlera në të cilën Laxalt aktualisht është regjistruar në bilanc.

Të hënën, Milani do të takohet me agjentët e Laxalt për të kuptuar qëndrimin e lojtarit për këtë çështje. Plani i Parma është të propozojë një kredi me një mundësi për të blerë, si një mënyrë për t’u afruar me çmimin./ORAinfo/

Komento: