Vazhdon pushtimi rus ndaj ukrainasve.
Trupat ruse kanë bombarduar me intensitet mbrëmjen e së premtes qytetin jugor të Ukrainës, Mykolaiv.
Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë tym e flakë në këtë zonë.
Vitaliy Kim, kreu i rajonit, tha se po luftohet për të zmbrapsur trupat ruse.
Sipas tij, bombat kanë goditur kudo, pa diferencim, duke përfshirë edhe një lokal dhe pallat.