
Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin për tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë gjatë pandemisë.
Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka njoftuar se është autorizuar një divizion për t’i ndërmarrë gjithë hapat e nevojshëm për të filluar hetimin preliminar në tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë të shpallur gjatë pandemisë, raporton Express.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Prestreshi ka bërë me dije se dje është njoftuar nga ky divizion se i kanë pranuar dosjet.
Postimi i plotë i Prestreshit:
Qytetarë të dashur,
Pasi që kemi autorizuar divizionin Anti-kartel për t’i ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të filluar hetimin preliminar në tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë të shpallur gjatë Pandemisë , dje jam njoftuar nga ky divizion se tani më veq i kanë pranuar dosjet.
Ju njoftoj se AKK pisten hetimore do ta orientoj vetëm tek aspekti i BIDRIGGING apo manipulim me oferta. BidRigging është vepër penale vetëm atëherë kur kemi të bëjmë me arritjen e Marrëveshjeve Vertikale ndërsa BidRigging që bie në kompetenca të AKK-së është kur kemi të bëjë me arritjen e Marrëveshjeve Horizontale.
Pra bidrigging me marrëveshje vertikale në tenderët publik i trajton Prokurori përkatës dhe
Bidrigging me marrëveshjet horizontale i trajton Autoriteti.
Për çdo qështje tjetër që është në interes të publikut do t’ju mbajmë të informuar.