Nisin hetimet për mjekun i cili u fut në sallën e operacionit me ethe, më vonë doli pozitiv me Covid-19

14:48 | 05 Shkurt 2021

U fut në sallën e operacionit me ethe, më vonë doli pozitiv me Covid-19, nisin hetimet për mjekun.

Një mjek nga spitali Perrino në Brindisi po hetohet sepse u fut në kirurgji pavarësisht se kishte ethe.

Ngjarja ndodhi në fund të marsit 2020 dhe mjeku doli pozitiv ndaj koronavirusit menjëherë pas operacionit.

Prokurori i Brindizit ka hapur një dosje që supozon kr’imin e përhapjes së sëmundjes.

Pas infektimit të tij, punonjës të tjerë duke përfshirë mjekë dhe infermierë dolën pozitiv ndaj Covid-19.

Media italiane ‘La Repubblica’ raporton se mjeku ishte një nga punëtorët e parë shëndetësorë që ishte infektuar me koronavirus. Pasi dolën dhe të tjerë pozitivë, reparti u mbyll për disa ditë.

Për më tepër, në dy muajt në vijim në spital kishte dhjetëra infeksione në mesin e personelit shëndetësor.
Për këtë arsye u mbyllën shumë departamente.

Komento: