Një 11-vjeçare në Shtime ka rënë dje nga ballkoni i banesës dhe nga lëndimet e marra ka vdekur.
Detaje rreth këtij rasti ka dhënë Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh. Me urdhër të prokurorit, trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“HETIM MBI VDEKJEN- Rr. Shaqir Tershani, Shtime 30.09.2022 – 14:35. Është raportuar se viktima femër kosovare e moshës 11 vjeçare ishte rrëzuar dhe ra në tokë nga ballkoni i banesës së katit të katërt. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ndihma e shpejtë mjekësore, viktima është dërguar në Qendrën Emergjente në Shtime dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e saj. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.