Nisin negociatat, ku po transferohet Ronaldo

13:27 | 11 Shkurt 2022

Ronaldo po e shqyrton të ardhmen te Man Utd, nis negociatat me agjentin e tij

Cristiano Ronaldo nuk ka kaluar aspak mirë në aventurën e tij të dytë te Manchester United.

Ylli portugez ka bërë disa paraqitje të mira, por jo duke përmbushur pritshmëritë e tifozëve.

Aventura e tij në ‘Old Trafford’ nuk po shkon më së miri, dhe sipas ‘Dailystar’, ai po e konsideron të ardhmen e tij, transmeton lajmi.net.

Lojtari tashmë thuhet se ka aranzhuar takime me agjentin e tij, për të konsideruar opsionet.

Manchester United nuk duket të jetë në garë për ndonjërin prej trofeve të mëdha, dhe sigurisht as kjo nuk i pëlqen CR7.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i tij sa i përket të ardhmes së tij në karrierën prej futbollisti.

Komento: