Kosova nisi përgatitjet për ndeshjen e dytë me Poloninë.
Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës kanë nisur përgatitjet për ndeshjen e dytë me Poloninë.
Paradite, të shtunën, Kombëtarja kishte seancë në sallë fitnesi, ndërsa pasdite u zhvillua stërvitje e rregullt nën urdhërat e selektorit Agron Shabani.
Atmosfera është shumë e mirë, ndërsa përkushtimi i vajzave është maksimal. Janë analizuar lëshimet, por edhe gjërat pozitive nga ndeshja në Poloni dhe do të nxirren mësimet e duhura, ka bërë të ditur Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK).
Ndeshja Kosovë – Poloni zhvillohet të mërkurën nga ora 20.15 në Prishtinë.
Përballja i takon fazës së dytë kualifikuese për Botërorin 2023.