Nisin punimet në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë

09:11 | 22 Mars 2019

Sot nisin punimet në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë.

Punimet në segmentin e ri Lum Madh-Gojbule, të rrugës nacionale M2 Prishtinë-Mitrovicë, “Rruga e Tre Heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha” do të fillojnë sot.

Sipas njoftimit, në ceremoninë e inaugurimit të punimeve do të marrin pjesë kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj si dhe kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Ceremonia e cila nis në orën 12:00 do të mbahet në fshatin Lum Madh të Vushtrrisë.

Komento: