Nisin punimet në sanimin e defektit të bllokut B-2

19:51 | 27 December 2021

Punënimet në KEK,kanë filluar.

Zyra për informim e Korporatës Ektroenergjetike të Kosovës, ka njoftuar se sot, Kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut, Nagip Krasniqi ka vizituar TC Kosova B dhe është njohur nga afër lidhur me punimet në njësinë prodhuese të bllokut B-2, të TC Kosova B, nga ku u njoftua rreth ecurisë së punimeve nga stafi menaxhues i TC-B , ekipi i ekspertëve të KEK-ut të cilët janë duke punuar në identifikimin dhe sanimin e defekteve si dhe nga eksperti- monitorues i “General Electric”(GE).

Lidhur me këtë Krasniqi u shpreh: „Duke çmuar angazhimin e ekspertit nga GE i cili po asiston dhe monitoron punën e ekipit i ekspertëve të KEK-ut, falënderoj të gjithë stafin e TC-B-së, të cilët janë duke u angazhuar maksimalisht në sanimin defekteve të bllokut B-2, dhe me këtë rast njoftoi opinionin se ashtu sikur që kam deklaruar në konferencën për media ditë me parë, pritet që njësia B-2 të rikthehet në prodhim rreth datës 20 Janar, 2022, edhe pse përpjekjet e tona të vazhdueshme janë që kjo të ndodhë edhe me herët“

Krasniqi më tutje informoi edhe lidhur me gjendjen aktuale të prodhimit në KEK.

“KEK aktualisht është duke prodhuar me tri njësi prodhuese tē TC Kosova A (A3, A4 dhe A5, me kapacitet neto prej rreth 400 MË/h energji elektrike) dhe me njësinë B-1 (me kapacitet neto prej rreth 255 MË/h, energji elektrike).Krahasuar me bilancin vjetor energjetik jemi në mungesë prej afër 120 MË/h energji elektrike. Ndërsa sa i përket njësisë B-2, do t’ju njoftojmë me kohë për te gjitha punët lidhur me rikthimin në punë të Bllokut B-2”. tha në fund të vizitës Krasniqi.

Komento: