Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir ABdixhiku, ka marrë pjesë sot në përurimin e nisjes së punimeve për ndërtimin e “ishullit urban”, që do të ndërlidh lagjen Arbëria me Pallatin e Rinisë, projekt 6.5 milionë eurosh.
Abdixhiku ka thënë se ky projekt do të mbesë shenjë ikonike në kryeqytet.
“Me Përparimin, Kryetarin e Prishtinës, përuruam nisjen e punimeve të ishullit lidhës të Arbërisë, një projekt jo vetëm funksional por dhe estetik; një shesh i gjelbër për këtë anë. Kjo zgjidhje, e cila afron një lagje me 30 mijë banorë me vet qendrën e qytetir, është zgjidhje kapitale, është zgjidhje monumentale! Urova po ashtu drejtorin Krenar Xhaferi, puna e së cilit në Prishtinë është shembull i mire!”, ka shkruar Abdixhiku.
Ai ka thënë se ky projekt po merr jetë pavarëissht “pengesave të pakuptueshme qendrore”.
“Projekte të mëdha kapitale, që lënë shenja përtej gjeneratave! Ne jemi edhe të vendosur edhe të qartë edhe me plot vullnet për punët që do t’i bëjmë në vend! Ndryshimi po vjen!”, ka shkruar Abdixhiku.