Nisin sanimet e deformimeve në autostradën “Ibrahim Rugova”

16:01 | 23 August 2020

Ministria e Infrastrukturës ka ardhur me një njoftim të rëndësishëm për autostradën “Ibrahim Rugova”.

Ata kanë njoftuar se ka filluar sanimi i deformimeve dhe uljeve në shtresën qarkulluese të autostradës.

Ministria e Infrastrukturës ka treguar se është duke u përkujdesur që të sanoj prishjet që shkaktohen,

Njoftimi i plotë:

Starton rehabilitimi i autostradës “Ibrahim Rugova”

Prishtinë, 23 gusht 2020

Në kuadër të mirëmbjatjes, sot filluan sanimet e deformimeve dhe uljeve në shtresën qarkulluese në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Ministria e Infrastrukturës është duke u kujdesur për të gjitha rrugët nacionale dhe autostradat, duke i sanuar prishjet që shkaktohen, për të mundësuar qarkullim normal të komunikacionit.

Komento: