Greva në arsim po vazhdon.
Inspektorati i Punës ka nxjerr konstatimin përfundimtar rreth inspektimit të grevës në vend ku ka vlerësuar se nuk është zbatuar neni 8 i Ligjit për Greva.
BSPK-ja, sipas Inspektoratit të Punës, nuk ka njoftuar të gjithë punëdhënësit siç e obligon kjo dispozitë, raporton RTK.
“ Po ashtu kontestuese është edhe kompetenca e njoftimit sepse bazuar në dispozitën e nenit 8 të Ligjit për Greva, paragrafi i parë i këtij neni, njoftimin për grevë duhet ta bëjë Këshilli Grevist dhe jo siç ka vepruar BSPK-ja në shkresat e saj ku është nënshkruar edhe kryetari i Sindikatës dhe Kryetari i Këshillit Drejtues sepse sipas kësaj dispozite grevistët i përfaqëson vetëm Këshilli i Grevistëve .
Nuk është zbatuar dispozita e nenit 17 sepse BSPK-ja nuk ka prezantuar dëshmi se ka marr veprimet e nevojshme për organizimin e shërbimeve të rëndësisë jetike”, thuhet në konstatim.