Nisma dorëzon ankesë në PZAP

16:38 | 07 November 2019

Rezultatet finale të shpallura nga KQZ kanë lënë jashtë Kuvendit Nismën dhe AKR-në.

Nisma Socialdemokrate ka dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, lidhur me rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit.

Pas publikimit të rezultateve nga KQZ-ja, Endrit Shala nga Nisma deklaroi se këto janë rezultate të fabrikuara pasi janë numëruar edhe votat e ardhura nga Serbia.

Mul Desku ka bërë të ditur se në PZAP janë duke pranuar ankesa nga palë të ndryshme ankimore, ndër to edhe Nisma.

Afati për parashtrimin e ankesave është për 24 orë pas publikimit të rezultateve.

Kujtojmë që koalicioni Nisma-AKR nuk ia doli ta kalojë pragun zgjedhor, duke siguruar 42 mijë e 72 vota apo 4,984 %.

Komento: