Nisma e vetme në zgjedhje, kalimi i pragut mision i (pa) mundur! – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Nisma e vetme në zgjedhje, kalimi i pragut mision i (pa) mundur!

12:08 | 17 Janar 2021

Mbrëmë ka qenë afati i fundit kur partitë politike është dashur t’i dërgojnë emrat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 nëntorit.

Po mbrëmë të gjitha partitë politike, me përjashtim të Nismës Socialdemokrate kanë bërë publikimin e listave me kandidatët e tyre, raporton ORAinfo.

Partia e Fatmir Limajt ende po e mban të fshehtë listën për deputetë. Kjo sipas arsyetimit të kryetarit të partisë, po bëhet pasi ende nuk janë marrë vesh rreth renditjes së emrave në listë.

Sidoqoftë, Limaj ka paralajmëruar se sot gjatë ditës do të bëjnë publike listën e Nismës.

Kujtojmë që Fatmir Limaj kishte insistuar fort që të bëjë koalicion parazgjedhor me PDK-në. Mirëpo kjo e fundit nuk ka qenë e gatshme të bashkëpunojnë me Nismën.

Nisma Socialdemokratike do ta ketë mision gati të pamundur kalimin e pragut zgjedhor.

Kjo parti në zgjedhjet e fundit kishte arritur të kaloj pragun zgjedhor për me pak se 40 vota. Ajo pragun e kishte kaluar fal edhe votave të AKR-së së Behgjet Pacollit me të cilën kishte kolaicon parazgjedhor. /ORAinfo/

Komento: