Fatmri Limaj, sot ka qëndruar në qytetin e Gjakovës.
Nisma Socialdemokrate, dega në Gjakovë ka shënuar pesë vjetorin e themelimit.
Në shënim të pesë vjetorit, Nismës në Gjakovë i janë bashkuar mbi 50 qytetarë të rinj të moshave e profesioneve të ndryshme.
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, iu uroi mirëseardhje anëtareve të rinj si dhe uroi strukturat për pesë vjetorin e themelimit të Nismës në Gjakovë.
Ai i ka shprehur mirënjohje të gjithë atyre aktivistëve dhe votuesve të cilët u rreshtuan dhe besuan në këtë filozofi politike në këto pesë vite.
“E di që s’ka qenë e lehtë dhe jeni ballafaquar me sfida të shumta, por në jemi këtu tash pas pesë viteve më të fuqishëm se kurrë dhe atë duke ju falënderuar juve. Angazhimi, përkushtimi juaj zgjeroi këtë frymë politike anëkend komunës së Gjakovës”, ka thënë Limaj të shtunën në këtë qytet.
Limaj tha se Nisma është një parti politike, e cila në vetë përmban pozitivitet, unitet, vendosmëri dhe një subjekt politikë që nuk vrapon pas numrit, por pas ideve.
Më tutje zëvendëskryeministri i Kosovës ka thënë se partia të cilën ai e drejton është forca vendimtare në skenën politikë të Kosovës duke numëruar një serë suksesesh dhe iniciativash të iniciuara nga Nisma në Kuvend dhe Qeveri.
“Filozofia ynë politike është shtet formuese. Përfaqësuesit tanë në Qeveri dhe Kuvend veprojnë dhe punojnë me logjikë shtet formuese. Koha ka dëshmuar se sa i nevojshëm ka qenë themelimi i Nismës. Nisma inicioi nxjerrjen e rezolutës në Kuvendin e Kosovës, e cila dënon gjenocidin serb në Kosovë”, ka shtuar Limaj.
Limaj ka numëruar një serë suksesesh të tri ministrive të Nismës në Qeverinë e Kosovës, duke përmendur reformat në arsim, ligjin për arsimtarët e viteve të 90-ta, përkushtimin ndaj prodhuesve vendor, reformat pensionale dhe ligjin për lehoninë.
“Ne kemi qenë të kujdesshëm në zotimet tona. Ne kemi obligim të zotohemi t’i shërbejmë vendit tonë. Ne partinë politike nuk e shohim kompani, por e shohim përtej saj. Një organizim vullnetarë ku i ipet mundësi intelektualëve të kontribuojnë në shërbim të lagjes, qytetit dhe atdheut. Ne refuzojmë mentalitetin e pazareve dhe të pazarllëkut. Ne nuk duam njerëz që tentohet tu shpërlahet truri. Duam njerëz që kane ide e vizion dhe nuk përdoren për një palë zgjedhje”, ka theksuar Limaj.
Sa i përket dialogut me Serbinë, Limaj ka thënë se përplasjet mes liderëve po e dëmtojnë Kosovën duke shtuar se Nisma është idhtare që për ketë temë të ketë unitet.
Nisma, thotë Limaj, po fuqizohet anekënd Kosovës, por edhe në Gjakovë.
Kryetari i degës së Nismës në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka thënë se sot janë mbledhur për të kremtuar pesë vjetorin e Nismës në Gjakovë si dhe për të prezantuar aderimet e reja.
Ka thënë se rrugëtimi pesë vjeçar i Nismës është përcjellë me sfida të shumta.
Ai ka thënë se Nisma është parti e cila ka shtrirje në gjithë regjionin e Gjakovës dhe ka strukturë të organizuar.
Hoxha e ka siguruar Limajn se në Gjakovë besimi për Nismën po rritet çdo ditë e më shumë.