Qeveria e Kosovës është nën kërcënimet e Nismës për të rrëzuar atë.
Kosova mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme në rast se në këtë kauzë Nismës Socialdemokrate i bashkohet edhe opozita. Në deklaratat e fundit partneri i koalicionit qeverisës është shprehur i gatshëm ta rrëzojë Qeverinë nëse nuk merr një përfaqësues politik në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Dje presidenti i vendit Hashim Thaçi i ka dekretuar anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Me formulën nga dy anëtarë për tri grupet parlamentare të dala nga zgjedhjet e vitit 2017 presidenti dekretoi nga dy anëtarë për LDK-në e LVV-në, por jo edhe për PAN-in.
Për shkak të përçarjeve brenda PAN-it Thaçi e la pezull përfaqësimin e këtij koalicioni në KQZ.
Për dekretim të përfaqësuesve të PAN-it Thaçi i ka bërë ftesë vetëm Partisë Demokratike dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kështu duke irrituar disa parti brenda koalicionit, por edhe jashtë tij