NISMA mohon kategorikisht përfshirjen e njerëzve të saj në një aktivitet zgjedhor të LDK-së

23:29 | 16 June 2019

Lajmin për kinse ndërhyrje në Kuvendin e nëndegës së Matit të LDK-së e ka mohuar kategorikisht NISMA Socialdemokrate.

Indeksonline ka kontaktuar administratorin e degës së NISMA’s në Prishtinë, njëherë anëtarë i kryesisë së kësaj dege, Donat Gashi.

Ai ka hedhur poshtë këtë lajm dhe njëkohësisht i ka bërë thirrje LDK-së që problemet e tyre të brendshme të mos provojnë ti zgjidhin duke goditur dhe shpifur kundër partive tjera, në këtë rast NISMA’s.

Ai madje ka mohuar që Besnik Krasniqi të jetë anëtarë i NiSMA’s.

Më poshtë ju sjellim të plotë reagimin e Gashit.

“NISMA Socialdemokrate, Dega në Prishtinë reagon ashpër ndaj informatave kinse anëtarë të saj kanë prishur një aktivitet zgjedhor në një nga degët e LDK-së në Prishtinë. Akuzat e njerëzve të LDK-së janë plotësisht të pa bazuara dhe si qëllim kanë vetëm njollosjen e emrit të Nismas Socialdemokrate, parti kjo që është shtrirë me shpejtësi në secilin cep të Prishtinës duke mbledhur njerëz të profileve të ndryshme për të ndryshuar qeverisjen në kryeqytet. Lusim aktivistët e partive tjera, në ketë rast ata të LDK-së që para se të akuzojnë njerëzit e Nisma’s të marrin informata të sakta, sepse në të kundërtën do tu drejtohemi organeve të drejtësisë për prishje të imazhit dhe për shpifje.

Komento: