
Arbreshë Krasniqi nga Nisma Socialdemokrate, ka reaguar pas humbjes në zgjedhjet e fundit.
Ajo ka theksuar se, megjithëse në planin numerik kanë humbur, dashuria për vendin dhe përkushtimi për një Kosovë më të mirë mbeten të palëkundura.
“Numerikisht edhe humbëm, por kurrë nuk humbet dashnia për vendin dhe përkushtimi për me pa Kosovën atë që e meriton”, shkroi ajo.
Në një postim në rrjetet sociale, Krasniqi ka shkruar: “Mos harroni: KA HUMB KOSOVA. Reago Dhe kurrë mos harroni se na nuk dorëzohemi. Ecim para”.