Ka përfunduar numërimi i të gjitha votave.
Pas numërimit të 1806 pakove me fletëvotime nga diaspora, Nisma Socialdemokrate njofton se ka kaluar pragun zgjedhor me 5.02%.
Njoftimi i plotë i Nismës:
Përfundimisht edhe pas numërimit të 2039 votave të fundit të diasporës të ardhura me vonesë (17 tetor 2109) Nisma Socialdemokrate dhe koalicioni ynë ka marrë mbi 42 mijë vota apo 5.02% të votave të cilat e bëjnë koalicionin tonë pjesë të Kuvendit të Republikës së Kosovës! Me këtë rast falënderojmë antarët simpatizantët dhe votuesit e koalicionit tonë për mbështetje në këtë garë zgjedhore!