Nisma për shkarkimin e tij, Abdixhiku tërhiqet nga negociatat për formimin e institucioneve

20:20 | 15 Korrik 2026
nisma-per-shkarkimin-e-tij,-abdixhiku-terhiqet-nga-negociatat-per-formimin-e-institucioneve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar lidhur me nismën për shkarkimin e tij, duke thënë se nuk do të mbajë asnjë detyrë në kundërshtim me vullnetin e shumicës.

Abdixhiku ka deklaruar se për shkak të kësaj nisme ka ndërprerë të gjitha proceset që lidhen me formimin e institucioneve të reja të Kosovës.

“Në këtë pikë, më duhet poashtu t’i njoftoi qytetarët e vendit tim se për shkak të kësaj nisme, detyrohem t’i ndërpresë të gjitha angazhimet për formimin e institucioneve të Republikës, që i prisni me të drejtë, tash e sa kohë”.
Ai ka bërë të ditur se situata e krijuar pas nismës për shkarkim ka ndikuar në proceset e mëtejshme institucionale, duke pezulluar hapat për krijimin e institucioneve të reja.

“Në këto rrethana, për shkak të kësaj nisme, nuk do të ishte as serioze dhe as e përgjegjshme që unë të vazhdoja të negocioja në emër të LDK-së, ndërkohë që mandati im për të udhëhequr dhe përfaqësuar atë, është vënë në diskutim nga brenda shpisë sime”, është shprehur ai

Komento: