Shtabi zgjedhor i Nisma Socialdemokrate sot pati takime koordinuese në shtabet zgjedhore të degëve në Podujevë, Vushtrri, Mitrovicë dhe Skenderaj.
Gjatë kësaj vizite, Limaj thotë se u inkurajuan nga strukturat partiake për përgatitjet e fundit para zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke siguruar që gjithçka është në vijë për të ofruar një fushatë të suksesshme.
“NISMA Socialdemokrate është e mobilizuar dhe e gatshme për t’u përballur me sfidat e këtyre zgjedhjeve, duke ofruar një program të qartë dhe një vizion të fortë për të ardhmen e Kosovës.
Strukturat partiake janë angazhuar maksimalisht për të siguruar mbështetje dhe për t’u lidhur ngushtë me qytetarët në çdo hap të fushatës, duke garantuar një prezencë të fuqishme dhe të angazhuar në të gjitha komunat. Me këtë angazhim dhe përkushtim, NISMA Socialdemokrate është e sigurt për suksesin dhe përfshirjen e fuqishme në proceset e ardhshme politike të vendit”, thuhet në njoftim.